Në Malishevë vazhdon realizimi i projekteve sipas planifikimeve

Kanë filluar punimet në disa nga projektet që kanë qenë të planifikuara të fillojnë apo të rifillojnë punimet në projektet e bartura nga viti i kaluar. Kështu është deklaruar në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, të cilën e ka drejtuar nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili në të njëjtën kohë ka kërkuar që të mos ketë vonesa në realizimin e projekteve dhe planifikimeve komunale, për vitin 2018. “Të gjitha projektet të realizohen, duke u bazuar në planin dinamik të realizimit të projekteve dhe të mos ketë vonesa të pa arsyeshme në realizimin e tyre”, ka thënë nënkryetari Berisha, duke ju drejtuar drejtorëve të drejtorive komunale. Përndryshe, në mbledhjen e së martës, u raportua për punët dhe aktivitetet për javën e kaluar dhe planifikimet për javën në vijim, nga të gjitha drejtoritë. Në këtë mbledhje, nga drejtoritë përgjegjëse, u shpreh edhe njëherë shqetësimi për vonesën e shkaktuar nga niveli qendrorë, për realizimin e fushatës së repelimit të kafshëve, si masë parandaluese në luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Në 25-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndjeva krenari dhe motiv të jashtëzakonshëm për rrugën përpara

Me besim në Zot, Atdhe e Shtet – përherë dhe përgjithmonë! Në 25-vjetorin e Aleancës …