Në Malishevë vihet gurthemeli i qendrës për të moshuar dhe fëmijë me nevoja të veçanta

Kryetari i komunës së Malishevës z. Ekrem Kastrati dhe humanisti Halil Kastrati kanë vënë të martën gurthemelin e projektit “Ndërtimi i qendrës për të moshuar, fëmijë me nevoja të veçanta dhe kuzhinës humanitare në Malishevë”, që parashihet të arrijë vlerën e investimit në mbi 3 milion euro.

“Dita e sotme është ndër më të lumturat në gjithë këto vite të qeverisjes sonë, sepse pikërisht sot kam nënshkruar dhe kemi vënë gurthemelin e projektit “Ndërtimi i qendrës për të moshuar, fëmijë me nevoja të veçanta dhe kuzhinës humanitare në Malishevë”.

I jam mirënjohës e falënderues humanistit e mikut tim, z. Halil Kastrati, njëherit Qytetar Nderi i yni, dhe themelues i Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, për vullnetin e madh për të bërë këtë marrëveshje të bashkëfinancimit me Komunën e Malishevës, për të ndërtuar një projekt kaq madhor, që parashihet të arrijë vlerën e investimit në mbi 3 milion euro.

Një projekt kaq i jashtëzakonshëm është përmbushje e një përkushtimi të madh që këto vite kemi pasur për të bërë më të mirën për të moshuarit tanë, fëmijët me nevoja të veçanta dhe kategori të tjera të shoqërisë sonë që ballafaqohen me vështirësi ekonomike.

Urime të gjithëve pa dallim për këtë projekt madhështor në Malishevë” thuhet në postimin në facebook të kryetarit të komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj u takua me banorët e Lumbardhit dhe Carrabregut të Epërm

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj në kuadër të takimeve elektorale për zgjedhjet …