Bedri Hamza: Presidenti i ardhshëm duhet të jetë figurë uniteti, jo kompromis partiak

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka konfirmuar se i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit Albin Kurti për takim konsultativ lidhur me zhvillimet politike dhe procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të Kosovës. Hamza theksoi se zgjedhja e Presidentit nuk duhet të trajtohet si çështje e një partie të vetme, por si përgjegjësi e përbashkët e të gjithë përfaqësuesve të qytetarëve në institucionet shtetërore. Ai deklaroi se Partia Demokratike e Kosovës, ndonëse në opozitë, nuk do të bëhet pengesë e proceseve shtetërore, por nuk do të mbështesë kandidatura që nuk përfaqësojnë unitetin qytetar dhe frymën kushtetuese të vendit. Sipas Hamzës, institucionet duhet të shmangin kalkulimet afatshkurtra partiake dhe të synojnë një kandidat që gëzon mbështetje të gjerë politike dhe shoqërore, duke theksuar se stabiliteti institucional mbetet prioritet mbi interesat politike.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …