Në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parakohshme parlamentare të cilat do të zgjasin tri ditë si shkak i pandemisë

Në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare të cilat do të zgjasin tri ditë si shkak i pandemisë

Në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parakohshme parlamentare të cilat kanë nisur në orën 7 të mëngjesit e pritet të vazhdojnë deri në orën 21 në mbrëmje. Ky proces do të zgjasë tri ditë për shkak të gjendjes së pandemisë. Protokolli i veçantë për zgjedhjet detyron Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve dhe këshillat zgjedhor, edhe në ditën e votimit të respektojnë masat e përgjithshme për mbrojtje nga virusi. Në hyrje të secilit vendvotimi duhet të ketë mjete denzifektimi. Dritaret duhet të jenë të hapura ose ambienti të ajroset në çdo orë. Ditën e hënë votuan personat e prekur nga Covid-19 dhe të izoluarit, ndërsa të martën të drejtën e tyre të votës e shfrytëzuan të sëmurit, personat me aftësi të kufizuara dhe të burgosurit. Në zgjedhjet e parakohshme të drejtë vote kanë 1.814.263 votues. Votohet për lista kandidatësh për gjithsej 15 koalicione dhe parti.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 5 mijë fletëvotime nga diaspora kanë arritur në Komisionin Qendror Zgjedhor

Skandal zgjedhor që turpëron shtetin: 109 të ndaluar për manipulim votash, Reuters alarmon për imazhin e Kosovës

Pas aksionit të madh policor dhe prokurorial që rezultoi me ndalimin e 109 personave, kryesisht …