Në Medvegjë

Në Kosovën Lindore po bëhet spastrim etnik, vetëm në Medvegjë janë fshirë nga regjistri civil 7 mijë shqiptarë

Muharrem Salihu, anëtar i Asamblesë së Kuvendit Komunal të Medvegjës, thotë se të drejtat e komunitetit shqiptar atje po vazhdojnë të nëpërkëmben nga Serbia. Ai sjell në vëmendje me shqetësim, fshirjen nga regjistri civil të një numri të madh shqiptarësh, e për pasojë nga 8 mijë shqiptar sa ishin, tani rezultojnë sipas statistikave vetëm 1 mijë shqiptarë. Kjo gjë, për Salihun i ka hequr komunitetin shqiptar atje jo vetëm të drejtën për të votuar, gjë që u vu re në zgjedhjet e fundit, por e privon atë edhe nga e drejta e pronësisë. Ndërsa për rolin e Kosovës dhe Shqipërisë, në funksion të mbrojtjes të të drejtave të komunitet shqiptar që jeton në tre komunat në jug të Serbisë ai thotë se: Prishtina nuk është se ka shumë mundësi të bëjë pasi Serbia po konteston shtetësinë, dhe nuk është e gatshme që problemet tona të nxirren në tavolinë. Nuk mund të mburremi me angazhimin as të Tiranës. Kanë kaluar 20 vjet nga lufta dhe nuk kemi tekste shkollore në shqip.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …