leoni

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme është mbajtur takimi i Këshillit Shtetëror për Siguri Kibernetike

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme është mbajtur takimi i Këshillit Shtetëror për Siguri Kibernetike

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme është mbajtur takimi i Këshillit Shtetëror për Siguri Kibernetike, lidhur me raportet e tremujorit të parë të këtij vitit, të të gjitha institucioneve të cilat janë të përfshira në përmbushjen e objektiveve të përgjithshme të Strategjisë për Siguri Kibernetike. Me këtë rast, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, njëherësh koordinator Kombëtar për Siguri Kibernetike, Selami Shkodra, ka thënë se gjatë kësaj periudhe janë mbajtur disa takime të rëndësishme, si jashtë dhe brenda vendit, në prezantime me qëllim të mësimit të përvojave të domosdoshme me avancimin e teknologjisë. Ai  ka theksuar se përkundër përpjekjeve maksimale për ngritjen e sigurisë kibernetike, me këtë hov të teknologjisë, mund të konstatohet se njohuritë mbi kërcënimet e sulmeve kibernetike dhe sigurinë kibernetike në përgjithësi u mungojnë edhe një pjese të madhe të qytetarëve, si dhe zyrtarëve të institucione publike.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …