Në Mitrovicë u përurua Qendra Mjekësisë Familjare më e madhe në Kosovë

Kryetari i komunës së Mitrovicës dhe kandidati i PDK-së për kryeministër, z.Bedri Hamza, e vlerësoi përurimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë si një arritje madhore që pasqyron progresin në fushën e kujdesit parësor.

Ai theksoi përkushtimin për ta shtrirë këtë model suksesi në gjithë Kosovën, duke e konsideruar këtë hap si fillim të një ndryshimi më të gjerë.

Në postimin e kryetarit Hamza thuhet:

Një kapitull i ri për jetë më të sigurt dhe më të shëndetshme nisi sot në Mitrovicë. Një histori e suksesit, që flet shumë për përkushtimin tonë ndaj shëndetit të qytetarëve. Ndërtimi i objektit madhështor të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” është dëshmi e suksesit që mund ta arrijmë kur bashkohemi në qëllime. Me Halil Kastratin, mikun tim, të cilin e falënderoj shumë për bashkëfinancimin e projektit, u bashkuam për t’u kujdesur më mirë për shëndetin e qytetarëve, mirëqenien e tyre dhe për të krijuar kushte më të mira për mantelbardhët, që të mund të shpëtojnë sa më shumë jetë.

Ky objekt madhështor është simbol i transformimit të kujdesit parësor shëndetësor në Kosovë.

Sot ndodhi në Mitrovicë. Nesër do të ndodhë anekënd vendit, sepse Kosova mundet ma mirë!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Bashkim Ramosaj, me bashkëpunëtor vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame në Deçan

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, …