Në Mitrovicën e Veriut e në Leposaviq, nga sot qytetarët nënshkruajnë peticionin për të shkarkuar kryetarët shqiptarë të komunave

Në Mitrovicën e Veriut e në Leposaviq, nga sot qytetarët nënshkruajnë peticionin për të shkarkuar kryetarët shqiptarë të komunave

Prej sot më Mitrovicën e Veriut dhe në Leposaviq, qytetarët serbë  mund të nënshkruajnë peticionin për të shkarkuar kryetarët e komunave nga radhët e komunitetit shqiptar. Në Mitrovicë të Veriut, peticioni nis bëhet pasi asamblistët komunalë miratuan kërkesën e iniciatorit që mbledhja e nënshkrimeve të bëhet në sallën e sportit në këtë komunë në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe. Ndërkaq në Leposaviq, sipas njërit nga iniciatorët e peticionit, Veselin Radoviç, është marrë leje që të shfrytëzohet hapësira para komunës për mbledhjen e nënshkrimeve. Sanja Kërtiniç, një nga nismëtaret e kërkesës për nisjen e peticionit në Mitrovicë të Veriut, përmes mediave njoftoi qytetarët që të marrin me vete dokumentet e nevojshme për nënshkrimin e peticionit. Ajo ftoi qytetarët që të nënshkruajnë kërkesën për shkarkimin e kryetarit aktual të komunës, duke u bërë thirrje edhe drejtorëve të institucioneve që financohen nga Serbia dhe punonjësve të këtyre institucioneve, që kanë vendbanim në Mitrovicë të Veriut, të marrin me vete letërnjoftimet dhe të nënshkruajnë peticionin.

Kontrolloni gjithashtu

Republikanët në SHBA e nominojnë kryetarin aktual, Donald Trump për një mandat të dytë

SHBA përgatitet për ligjin që ndalon rishikimin e kufijve në Ballkan

Nëse “Akti për Demokracinë dhe Progresin e Ballkanit Perëndimor” miratohet nga Kongresi, Senati dhe nënshkruhet …