Në nderim e shënim të festave të nëntorit, veteranët e Zonës Operative të Llapit vendosin 444 flamuj, nga Besiana deri në Merdare

Në nderim e shënim të festave të nëntorit, veteranët e Zonës Operative të Llapit vendosin 444 flamuj, nga Besiana deri në Merdare

Për të shënuar e  nderuar festat e nëntorit, ish-ushtarët e Zonës Operative të Llapit ndërmorën një aksion të veçantë të dielën, duke vendosur 444 flamuj kombëtarë dhe të UÇK-së përgjatë rrugës nga rrethi me shqiponjë, në Besianë deri te pika kufitare në Merdare. Kjo nismë ishte ide e një bashkëluftëtari të ndjerë, Baki Ejupi, të cilën veteranët po e vazhdojnë. Me uniformat ushtarake të veshura, ish-ushtarët dolën në rrugët e Llapit për këtë mision simbolik, duke vendosur flamujt që përkojnë me vitin e Besëlidhjes Shqiptare të vitit 1444, në Lezhë. Ky aktivitet  është një mesazh për të gjithë, duke përfshirë edhe mërgimtarët që kthehen në Kosovë për festat e fundvitit. “Flamujt tregojnë se ne ende jemi këtu dhe nuk harrojmë sakrificat,” përfundoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …