Në nderim të manifestimit tradicional ‘’Flaka e Janarit’’ me 27 janar në Rahovec organizohen aktivitete përkujtimore

Në nderim të manifestimit tradicional ‘’Flaka e Janarit’’ me 27 janar në Rahovec organizohen aktivitete përkujtimore

Me rastin e manifestimit tradicional kulturor e përkujtimor ‘’Flaka e Janarit’’ 2021, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe OVL e UÇK-së në Rahovec organizojnë aktivitete në nderim të dëshmorëve të janarit, sipas kësaj agjende: Më 27 janar, në orën 11:00 – ditë e mërkurë, mbahen homazhe dhe nderime për dëshmorët e kombit Nesimi Elshani, Agron Fetahu, Halim Hoti dhe Hilmi Krasniqi, të rënë në Brestoc më 27 janar 1990. Po ashtu, në po këtë ditë do të mbahet manifestimi përkujtimor e kulturor në Shkollën e Muzikës ‘’Faik Sylka’’ në orwn 12:00 në Rahovec. Në ditën e tretë të aktiviteteve, më 29 janar në ora 13:00 do të mbahen homazhe dhe nderime për dëshmorin e kombit Sahit Krasniqi në Varrezat e Dëshmorëve – Ratkoc. Për shkak të gjendjes se krijuar nga virusi Covid-19, aktivitete do të mbahen në përputhshmëri me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik – thuhet në mbledhjen e Këshilli Organizues.

Kontrolloni gjithashtu

Jetën ia falën lirisë, që të jetojë i lirë shqiptari

Sot në Gllogjan e Maznik të komunës së Deçanit, në nder të 25-vjetorit të rënies …