Në Pataqan të Epërm, Pataqan i Poshtëm dhe Nushpal, janë zgjedhur kryetarët e këshillave të fshatrave dhe anëtarët e këtyre këshillave

Të hënën, më datë 4.7.2022, në fshatrat: Pataqan i Epërm, Pataqan i Poshtëm dhe Nushpal, komisioni për zgjedhjen e kryetarëve të këshillave të fshatrave, lagjeve urbane dhe vendbanimeve, ka zhvilluar takimet e parapara, ku në të tri lokalitetet u zgjodhën kryetarët e këshillave të fshatrave dhe anëtarët e këtyre këshillave. Në një proces të rregullt dhe demokratik Selim Bellaqa u zgjodh me shumicë votash, kryetar i këshillit të fshatit Pataqan i Epërm, Kushtrim Zeka, po ashtu u zgjodh kryetar i këshillit të fshatit Pataqan i Poshtëm, si dhe Fatmir Morina u zgjodh kryetar i këshillit të fshatit Nushpal. Urime kryetarëve dhe këshillave të zgjedhur, mbarësi e suksese! Takimet për zgjedhjen e kryetarëve të këshillave të fshatrave, lagjeve urbane dhe vendbanimeve të komunës së Rahovecit, organizohen nga anëtarët e Kuvendit Komunal Rahovec dhe Ekzekutivit Komunal.

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …