Në përvjetorin e përjetësimit kujtohet Shejh Myhedin Shehut

Në 25-vjetorin e përjetësimit të Shejh Myhedin Shehut, Heroit të Kosovës, Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me familjarë, veteran, përfaqësues të institucioneve fetare e bashkëpunëtorë, kanë bërë nderime në kujtim të veprës dhe sakrificës sublime për lirinë e atdheut, i cili me 21 korrik 1998 u ekzekutua nga forcat barbare serbe me shumë besnikë të tij, pranë Teqesë së Madhe të Helvetive në Rahovec. “I përjetshëm qoftë kujtimi për jetën dhe veprën e Shejh Myhedin Shehut, i cili u pavdekësua përgjithmonë në vendin ku shërbeu, duke lënë pas vetes dhimbje dhe mall të pashuar, njëkohësisht nder, burrëri dhe krenari, si dhe kujtime të pashlyeshme në kujtesën e brezave.”- u shpreh kryetari Latifi.

May be an image of 5 people and flag

Kontrolloni gjithashtu

Së shpejti në Prishtinë do të realizohet një mozaik kushtuar Nënë Terezës

Së shpejti në Kryeqytet do të realizohet një mozaik kushtuar Nënë Terezës, një vepër artistike …