Në shënim të përvjetorit të rënies së Mujë Krasniqit dhe bashkuftëtarëve të tij, një grup familjarësh, bashkëluftëtarësh dhe qytetarësh zhvilluan një ecje përkujtimore përgjatë shtigjeve historike të zonës ku ai dhe luftëtarë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ranë heroikisht në kufirin Kosovë-Shqipëri, në Pashtrik, në dhjetor të vitit 1998. Pjesëmarrësit ndoqën rrugët që shënojnë momentet e rënies së heronjve, duke kujtuar sakrificën dhe qëndresën e tyre. Ecja shërbeu si akt përkujtimor për ruajtjen e kujtesës historike, nderimin e të rënëve dhe përcjelljen e mesazhit të lirisë te brezat e rinj. Rënia e tyre më 14 dhjetor 1998 mbetet simbol i pathyeshmërisë dhe sakrificës për lirinë e Kosovës. Ky aktivitet përkujtimor ka për qëllim të ruajë lidhjen ndër breza dhe të kujtojë përkushtimin dhe trimërinë e atyre që dhanë jetën për çlirimin e vendit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
