Në prag të 1 Qershorit, fëmijët e çerdheve festuan me aktivitete zbavitëse

Në prag të 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, fëmijët e çerdheve publike në Malishevë dhe Kijevë zhvilluan sot aktivitete të ndryshme zbavitëse, duke ju gëzuar kësaj dite të veçantë të tyre.

Me këtë rast, përgjegjësi i arsimit në Komunën e Malishevës, Sabit Berisha, vizitoi çerdhen “Zërat e ëmbël” në Malishevë, ku u prit nga drejtoresha e institucionit, Behare Shala. Së bashku uruan fëmijët për ditën e tyre, duke ndarë momente gëzimi me ta.

Berisha përgëzoi drejtuesit dhe stafin e çerdhes për përkushtimin e vazhdueshëm dhe organizimin e aktiviteteve festive, që sjellin buzëqeshje dhe gëzim për më të vegjlit.

Kontrolloni gjithashtu

Pensionohet punëtorja teknike Kata Pala

Me rastin e pensionimit të znj. Kata Pala, punëtores teknike të shkollës fillore të mesme …