Në Qendrën Rinore në Deçan u organizua një tryezë diskutimi me nxënësit e shkollave të mesme

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në Qendrën Rinore u organizua një tryezë diskutimi me nxënësit e shkollave të mesme të komunës. Tema e diskutimit ishte “Rrugëtimi drejt lirisë dhe pavarësisë”.

Në këtë ngjarje ishin të pranishëm Kryetari i komunës, z. Bashkim Ramosaj, si dhe Nënkryetari, z. Sami Cacaj.

Gjatë diskutimit u theksua rëndësia e sakrificës shumëvjeçare të popullit tonë, rruga e vështirë drejt lirisë dhe vlerat mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës.

Angazhimi dhe bashkëbisedimi me të rinjtë mbeten thelbësorë për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe për forcimin e ndjenjës së përgjegjësisë qytetare.

Të rinjtë janë potenciali dhe shpresa e së ardhmes së Kosovës.

Lavdi dëshmorëve dhe urime Dita e Pavarësisë!

Kontrolloni gjithashtu

Agnesa Dauti fituese e Garave rajonale të recituesve të “Flakadanit të Karadakut 2026”

Në kuadër të manifestimit tradicional “Flakadani i Karadakut 2026”, sot janë mbajtur garat rajonale të …