Në QKMF-në e Suharekës vendoset aparati për regjistrimin e hyrje daljeve të punëtorëve

Që nga e mërkura të punësuarit në QKMF-në e Suharekës, sa herë vijnë e dalin nga puna do të regjistrohen përmes aparatit elektronik dhe kartelave personale të koduara. Me rastin e shpërndarjes së kartelave dhe fillimin e kësaj metode të regjistrimit ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj dhe drejtoresha e Shëndetësisë Sale Bytyçi. Kryetari Muharremaj, me këtë rast ka thënë se “për katër vitet e ardhshme do të ndryshohet shëndetësia në Komunën e Suharekës. Rezultatet e para veç po i vëreni me funksionalizimin e ambulancave në Reçan dhe në Bllacë, së shpejti edhe në Sallagrazhdë, pastaj funksionalizimin e laboratorëve si dhe vitin tjetër do te fillojmë me funksionalizuar edhe repartin për hemodializë” tha kryetari Muharremaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …