Mbështetje simbolike për Shpend Kikin, një sportist që premton

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim rasti të riun Shpend Kiki nga Hani i Elezit, sportist i dalluar në sportin e boksit i cili aktivitetin e vet është duke e zhvilluar në Klubin e Boksit “Kastrioti” nga Ferizaj. Ky i ri i cili me aktivitetet e veta tashmë është dëshmuar dhe dalluar edhe nga Federata e Boksit e Kosovës duke qenë ndër më të mirët që shpallën për kategoritë për të rinjtë, morri mirënjohje edhe nga Komuna e Ferizajt për sukseset e arritura. Duke respektuar këtë të ri dhe vullnetin e tij për të arritur sa më shumë suksese Kryetari Suma morri vendim që të ndaj 500 euro si mbështetje financiare për sukseset e treguara. Në takim ku ishin prezent edhe Drejtori për Arsim dhe Kulturë Menduh Vlashi dhe Zyber Xhoni Drejtorë i SHML “Dardania “të riut Shpend Kikit i ofruan mbështetje për ta ndihmuar në rrugëtimin e tij për sukseset e ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …