Në Ramnishtë të Vitisë asfaltohet rruga e varrezave

Komuna e Vitisë, po vazhdon me realizimin e projekteve në fushën e infrastrukturës, konkretisht në fshatin Ramnishtë është asfaltuar rruga e varrezave. Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar për së afërmi punimet e sapo përfunduara. Përndryshe edhe gjatë ditës së djeshme në këtë lokalitet janë shtruar disa rrugë të cilët janë mirëpritur nga banorët.

Kontrolloni gjithashtu

Vitia dhe niveli qendror diskutojnë për vlerësimin dhe kompensimin e dëmeve nga shiu dhe bora

Zv.Kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu i shoqëruar nga Komisioni komunal për vlerësimin e …