Në Ratkoc u promovua kënga që iu kushtohet dëshmorëve të shkollës “Katër dëshmorët”

Sot, në shkollën “Katër dëshmorët” në Ratkoc, u promovua kënga që iu kushtohet këtyre dëshmorëve, Naser Krasniqi, Sahit Krasniqi, Visar Hoti dhe Safet Latifi, si një nderim i veçantë për sakrificën e tyre për atdheun.

Ky aktivitet artistik, i realizuar nga nxënëset Erina Hoti dhe Altida Berisha, dëshmoi përkushtimin dhe talentin e të rinjve tanë.

Kjo këngë e realizuar është zë i brezit të ri, është dëshmi se sakrifica nuk harrohet dhe se historia nuk mbetet vetëm në libra, por jeton në zemrat tona, duke u përcjellë brez pas brezi.

Urime për këtë arritje dhe suksese të mëtejshme!Lavdi e përjetshme dëshmorëve tanë!, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Zbatimi i ligjit është obligim i të gjithëve

Komuna e Skenderajt është duke zbatuar vazhdimisht dhe pandërprerë legjislacionin në fuqi, duke i informuar …