Sot në fshatin Rezallë është kujtuar komandanti i UÇK-së, Malush Ahmeti në 19-vjetorin e rënies heroike. Pranë shtatores së tij ka bërë nderime i pari i Skenderajt, Bekim Jashari më bashkëpunëtorë e zyrtarë të tjerë komunal, përfaqësuesit e OVL-UÇK-së, Policisë së Kosovës dhe qytetarë të shumtë. Ai ka rënë dëshmor tri ditë pas zhvillimit të betejës së 12 majit ku pjesëtaret heroikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i shkaktuan humbje të madhe forcave serbe në këtë fshat. Rënia e tij ka qenë humbje e madhe bashkëluftëtaret pasi që ai ka qenë udhërrëfyes e strateg i shquar.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
