Në Sallagrazhdë të Suharekës, mbillet druri i bashkëjetesës ndërfetare

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj së bashku me përfaqësuesit e dy komuniteteve fetare, në ditën e Evropës, ka mbjellur dru dekorativ në parkun e fshatit Sallagrazhdë të Suharekës, fshat ky që njihet për harmoni ndërfetare dhe respekt reciprok të njëra tjetrës. Kryetari Muharremaj, së bashku me Mikel D. Sopin dhe imamin e xhamisë së fshatit Sallagrazhdë, kanë bërë këtë veprim si simbol i mirë i tolerancës ndërfetare në këtë fshat. Pas mbjelljeve të druve dekorativ, kryetari Muharremaj së bashku me ministren e Mjedisit dhe Palnifikimit Hapsinor Albena Reshitaj, kanë vizituar një familje të komunitetit katolik dhe kanë uruar atë për festën e Shënkollit. Me këtë rast të dy këta janë takuar edhe me famullitarin Dr.Mikel D.Sopi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …