Në Suharekë u mbollën drunj dekorativ për Ditën e Evropës

Kuvendi i të rinjve të Komunës së Suharekës, gjatë aktiviteteve për shënimin e Ditës së Evropës, ka mbjellë disa drunj dekorativ. Në këtë aktivitet së bashku me kryetarin e Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ishte edhe ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj. Së bashku me të rinjtë nga Kuvendi i të rinjve ata kanë mbjellë drunj në oborrin e Komunës së Suharekës, te parku i qytetit dhe në fshatin Sellagrazhdë. Ndërkaq, në parkun e qytetit ata së bashku me të rinjtë kanë prerë barin dhe kanë rregulluar ambientin e këtushëm. Për këtë ditë janë paraparë edhe aktivitete tjera si hapje të ekspozitës së punimeve, pastaj koncerti festiv me të rinjtë, në ambientet e Qendrës së rinisë Shtëpia e Felbahut në Suharekë.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë shënoi Tetorin Rozë me aktivitete sensibilizuese për ndërgjegjësimin mbi kancerin e gjirit

Komuna e Vitisë, përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë …