leoni

Kuvendi i Kosovës

Në seancën e së enjtes nuk diskutohet demarkacioni

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca e radhës të mbahet të enjtes. Në rend të ditës, sipas kryekuvendarit Veseli, do të jenë 16 pika, por jo edhe çështja e shumë-përfolur e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Ai ka thënë se për këtë çështje duhet fillimisht të ketë konsensus të përbashkët. Në këtë seancë nuk do të procedohet as vendimi i Qeverisë për vazhdimin e mandatit të EULEX-it për shkak se ende nuk është përgatitur dokumentacioni i plotë. Në mbledhjen e të enjtes, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, do të votohet Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Rehabilitimit të Linjës Hekurudhore 10, ndërsa më pas do të procedohet me zgjedhjen e tre anëtarëve të Bordit për Ankesa të Mediave, si dhe të drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: S’ka bazë ligjore që Kurti të prezantojë buxhetin dhe ta votojë – “Mos bini pre e propagandës”

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj mundësisë që deputeti …