Në  seancën e  sotme të Gjykatës Speciale,  në Hagë, u përgjigj dëshmitari i mbrojtjes, Mark Shala

Dëshmitari i mbrojtjes në gjykimin kundër Pjetër Shalës, Mark Shala, në seancën e  sotme të Gjykatës Speciale, në Hagë, deklaroi se ka qenë ish-pjesëtar i armatës së ish-Jugosllavisë, pas kësaj ka kaluar në armatën atdhetare të  Kroacisë para se të kyçet në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Në Tiranë jemi takuar edhe me njerëz të tjerë nga UÇK-ja, aty ka filluar edhe kyçja ime e shokëve të mi. Jemi takuar edhe me pjesëtarë të tjerë të UÇK-së të shtabit dhe aty ka filluar kyçja ime në UÇK. Në disa ditë kemi qenë aty të vendosur, banesë apo një hotel të vogël dhe kemi pritur një ekip, i cili ka pas me ardhur nga Kosova, nga terreni, nga vatra e luftës me planin e luftës apo të operacionit shigjeta, aty i kemi pritur dhe deri sa kanë ardhur ata, aty ka zgjatur 6-7 ditë”, tha dëshmitari Shala. Ai tregoi se ka punuar edhe në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës. Më herët kam qenë pjesëtar i trupave mbrojtëse të Kosovës prej fund vitit 1999 deri në transformimin e TMK-së në FSK,  tha mes tjerash, Mark Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …