RKL

Në shënim të 19-vjetorit të fillimit të transmetimit të programit të Radios-Kosova e Lirë, organizohet pritje tradicionale

Në  shënim dhe përkujtim  të 19-vjetorit të fillimit të transmetimit të programit të Radios-Kosova e Lirë, më 4 janar të vitit 1999 në fshatin Berishë të Rrafshnaltës, nesër (4 janar 2018)  organizohet pritje tradicionale, vjetore për ish anëtarët e stafit, dëgjues të Radios dhe miq e dashamirë. Pritja bëhet prej orës 10.00 deri në orën 16.00 në lokalet e Radios, në rrugën Thimi Mitko nr. 6, në Lagjen Bregu i Diellit, në Prishtinë. Radio Kosova e Lirë dhe Agjencia e Lajmeve Kosovapress janë themeluar nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 13 nëntor të vitit 1998. Gjatë kohës së luftës kanë qenë dy mediumet kryesore, për katër  muajt e fundit të luftës edhe të vetmet në Kosovë, që kanë përcjellë dhe kanë shpërndarë informata lidhur me lufën që po zhvillonte Ushtria Çlirimtare e Kosovë kundër forcave ushtarake e policore serbe. Pas çlirimit të vendit, të dy këto mediume janë vandosur, në Prishtinë, ku edhe aktualisht funksionojnë si mediume të pavarura.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar protestën e dhunshme të opozitës në Tiranë para godinës së kryeministrisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kritikuar protestën e dhunshme të opozitës në Tiranë para …