Organizata joqeveritare “Mundësia” nga Mitrovica në bashkëpunim me Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Komunës së Skenderajt, ka zhvilluar në Sheshin “Adem Jashari” fushatën vetëdijesuese mbi shëndetin, në kuadër të projektit shëndetësor “PërSHËNDETje”, i cili përkrahet nga AQH (Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor). Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Rrezarta Hasani – Ibrahimi, kanë vizituar tendat ku janë dhënë informacione të rëndësishme mbi shëndetin, në të cilat edhe qytetarët janë informuar për faktorët që rrezikojnë shëndetin. Qëllimi i kësaj fushate është kujdesi për shëndetin e qytetarëve, ndërsa ajo do të zhvillohet edhe në qytete tjera të Kosovës.