KPF në Ferizaj informohet për përgatitjet e vitit të ri shkollor 2023-2024

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi gjatë ditës së sotme ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa. Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë anëtarët e këtij komiteti, por edhe nënkryetari i Komunës, Lulzim Aliu bashkë me drejtorët e drejtorive komunale. Në këtë mbledhje drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit balton Dërguti, ka bërë propozim-vendimin për daljen në konsultim me publikun të Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal të Komunës së Ferizajt për periudhën kohore 2024-2023. Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli, ka bërë propozim-vendimin paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pjesës së ngastrës kadastrale 629-1 Zk babush i Ri. Poashtu ka bërë edhe propozim-vendimin për plotësim ndryshimin e vendimit me Nr.01. 110 të datës 30.09.2029. Drejtori Murseli, ka bërë edhe propozim-vendimin për dhënien afatgjate të pjesëve të ngastrës kadastrale 1327-0 Z.K Zllatar, 1683 Z.K Komogllave, 753 Sazli, 416-0 Z.K Lloshkobare, 690-3 Z.K Talinovc i Jerlive, 1046-1 Z.K. Prelez i Jerlive, 1300-0 Z.K Neredime e Ulët dhe 1588-0 Z.K Neredime e Eperme. Gjithashtu me shumicë votash është u morë vendim edhe për shpalljen e interesit të përgjithshëm të pjesëve të ngastrave kadastarle 703-3 dhe 705-4 Z.K Lloshkobare pronë private me qëllim të këmbimit me pjesët e ngastrës kadastrale 706-0 të Z.K Lloshkobare pronë e Komunës së Ferizajt. Në fund të kësaj mbledhje drejtori i Drejtorisë së Arsimit Afrim Llabjani, ka dhënë një informatë të detajuar lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor për 2023-2024.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …