Në Sheshin “Njazi Azemi” u mbajt koncerti “Mërgata – Drita e Kombit”

Koncerti “Mërgata – Drita e Kombit”, i mbajtur në Sheshin “Njazi Azemi”, ishte një përqafim i madh kulturor dhe shpirtëror për të gjithë ne. Një mbrëmje që i dha zemrës së Vitisë ndriçimin e shpirtit mbarëkombëtar, ka deklaruar kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti.

Ai shprehu mirënjohje të thellë për formacionin “Besiana & Të Mirët e Kombit”, si dhe për të gjithë artistët që me profesionalizëm dhe emocion prekën publikun e pranishëm.

Mërgata shqiptare është drita jonë – dhe këtë e dëshmoi mbrëmë fuqishëm, kur zemra e Vitisë u mbush me jehonën e:

këngës folklorike nga Selajdin Miftari,

këngës për dëshmorët Gursel e Bajram Sylejmani nga Mbretëresha e Muhamet Sylejmani,

këngës së jugut nga Kristi Lamaj,

këngës çame nga Enkelejda Arifi dhe Hysni Alushi,

këngës së veriut e jugut nga Besiana Mehmedi dhe Shkodran Tolaj,

rokut legjendar nga Shemsi Krasniqi dhe këngëve atdhetare nga Korab Shaqiri.

Kryetari Haliti ka falenderuar veçanërisht drejtorin artistik Shkodran Tolaj dhe moderatoren e shkëlqyeshme Besiana Mehmedi, që me përkushtim dhe energji i dhanë Vitisë një pamje mbarëkombëtare, plot ngjyra, krenari dhe frymëzim.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt Dëgjimi i Dhjetë Buxhetor me punonjësit e Shërbimeve Publike dhe atyre Shëndetësor

Cikli i dëgjimeve buxhetore nga komuna e Rahovecit të premtën vazhdoi me punëtorët e shërbimeve …