Në Skënderaj është hapur ekspozita me punime artistike nga Behlul Spahiu dhe Cenë Bajraktari

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj, është hapur ekspozita me punime artistike nga Behlul Spahiu dhe Cenë Bajraktari.

Në hapje të kësaj ekspozite e pranishme ishte Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, znj. Kosovare Ahmeti, e cila në fjalimin e saj theksoi rëndësinë e aktiviteteve të tilla për ruajtjen dhe promovimin e vlerave dhe trashegimisë kulturore.

Vizitorët patën mundësinë të shohin nga afër piktura me motive të ndryshme, skulptura të punuara me dru e baltë, si dhe instrumente tradicionale që zgjuan interes të veçantë.

Ekspozita do të jetë e hapur gjatë gjithë javës për të gjithë artdashësit.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Malishevës, organizohen aktivitete për nder të EPOPESË së UÇK-së

Njoftohen të gjithë qytetarët e komunës së Malishevës, se për nder të EPOPESË së UÇK-së, …