Në Skenderaj është mbajtur Festivali Gjithëkombëtar i Teatrove Shkollore “Drenushat” 2025

Në Qendrën e Kulturës” Hasan Prishtina” në Skenderaj është mbajtur Festivali Gjithëkombëtar i Teatrove Shkollore “Drenushat” 2025, edicioni i 18-të me radhë, i organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e komunës së Skenderajt.

Pas paraqitjeve të shfaqjeve teatrale, juria profesionale ka vlerësuar dhe përzgjedhur shfaqjet më të mira, duke i shperblyer me çmime dhe mirënjohje. Shfaqjet u vlerësuan në ketë menyrë:

1. Drama më e mirë “Magjia e fjalës” nga shkolla , “Azem Bejta” Prekaz i Epërm.

2. Regjia më e mirë shfaqja “Fuqia e Mujit” nga shkolla “Ismet Rrahmani” – Açarevë.

3. Skenografia më e mirë shfaqja “Lulja dhe Shega” nga shkolla “Abedin Rexha” – Turiçec.

4. Çmimi i publikut shfaqja “Mamaja që i kujton sakrificat fëmijës ” nga shkolla “Ahmet Delia” – Skenderaj.

5. Aktori më i mirë – Aulon Lushtaku me shfaqjen “ Vëllazëri e interes “ nga shkolla ,, Ilir Lushtaku “ Prekaz i Ulët.

6. Aktorja më e mirë Ornela Veliu me shfaqjen “ Audicioni Familjar “ nga Teatri për fëmijë “ Kaçurrelat “ Skenderaj.

Shfaqjet u vlerësuan nga juria profesionale qe e kishte këtë përbërje: Albert Deliu- Aktor, Mujë Xhekaj- aktor dhe Arbesa Azemi- aktore.

Falenderojmë të gjitha shkollat pjëmarrëse për angazhimin dhe punën e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Vitia shënoi ditën ndërkombëtare të mjedisit

Në kuadër të ditës ndërkombëtare të mjedisit që shënohet me çdo 5 Qershor, Komuna e …