Në Skenderaj është përmbyllur Turneu memorial “Adem Jashari” në Volejboll

Në Skenderaj është përmbyllur Turneu memorial “Adem Jashari” në Volejboll, në konkurrencën e meshkujve me ç’rast janë ndarë tri çmimet për ekipet më të mira të këtij turneu. Vendi i parë i takoi ekipit sportiv “Partizani” nga Tirana, kurse vendi i dytë ju nda klubit “Luboteni” nga Ferizaj. Vendin e tretë e mori ekipi nga Skenderaj, K.V “Drenica”. Ndërsa çmimin lojtari më i mirë i këtij turneu e fitoi volejbollisti nga K.V “Luboteni”, Vitor Amorin. Po ashtu në këtë turne u ndanë mirënjohje edhe për ish-volejbollistët më të dalluar si dhe referët.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …