Në Skenderaj është përuruar çerdhja e re për fëmijë

Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, bashkë me Drejtorin komunal të Arsimit, Kastriot Durakun, Kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministren në detyrë të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav përuruan çerdhen e re me investim prej 1.2 milionë euro nga Bashkimi Evropian. Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, u shpreh mirënjohës për këtë investim, duke theksuar se është një shembull i partneritetit të sinqertë ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

“Kjo çerdhe nuk është vetëm një ndërtesë, por simbol i përkujdesjes për të ardhmen tonë. Është dëshmi e qartë se edukimi nuk është luks, por e drejtë themelore për çdo qytetar. Përmes këtij investimi, fëmijët tanë do të rriten në kushte shumë më të mira”, tha ndër të tjera kryetari i komunës së Skënderajt, z. Fadil Nura. I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, i cili theksoi përkushtimin e BE-së për investime në arsim dhe të ardhmen e fëmijëve kosovarë.

“Kjo çerdhe nuk është thjesht një objekt, por një hapësirë për të ardhmen e fëmijëve. BE ka investuar mbi 70 milionë euro në përmirësimin e infrastrukturës arsimore në Kosovë. Jemi të lumtur që do të investohet edhe në gjashtë çerdhe të tjera në komunat e Kosovës, përfshirë edhe Skenderajn. Kjo çerdhe do të ketë kapacitet për 120 fëmijë”, tha Orav.

Çerdhja e re ndodhet në lagjen nr. 1 të qytetit të Skenderajt, në rrugën “Fazli Grajçevci”.

Kliko në linkun e mëposhtëm për të parë videon e përurimit dhe fjalën e kryetarit Fadil Nura

https://www.facebook.com/watch/?v=740763085064255

Kontrolloni gjithashtu

Latifi: Ta mbajmë gjallë e ta forcojmë LIDHJEN!

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi në një postim të tij në facebook, …