Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skënderaj filloi Festivali Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare Skenderaj 2024”, me pjesëmarrje të rapsodëve e grupeve folklorike nga mbarë trevat shqiptare.
Hapjen zyrtare e bëri kryetari i Komunës, Fadil Nura, i cili mes tjerash theksoi rëndësinë e festivalit, duke u shprehur me mirënjohje të lartë për të gjithë rapsodët dhe grupet folklorike që duke marrë pjesë në këtë festival, nderojnë heroin kombëtar, Hamëz Jashari, figura e të cilit është emblema kryesore dhe qendrore e kësaj ngjarjeje kulturore.
Nata e parë është përcjellë nga një numër i madh qytetarësh, deputet të Parlamentit të Kosovës dhe dëgjues të këngës folklorike.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
