Në Skenderaj mbahet trajnimi për të drejtat trashëgimore

Njësia për të Drejtat e Njeriut/Zyra për Barazi Gjinore e Drejtorisë për Administratë të komunës së Skenderajt në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka mbajtur trajnimin për të drejtat trashëgimore, në të cilin aktivitetet ka marrë pjesë një numër i madh i grave.

Qëllimi i këtij trajnimi ka qenë që pjesëmarrëset të marrin njohuri bazike për të drejtën në trashëgimi, çështje kjo e rregulluar në aspektin ligjor në vendin tonë.

Gjatë trajnimit është diskutuar për normat ligjore në Republikën e Kosovës, ndërsa është inkurajuar për të trashëguar të drejtën në pronë.

Kontrolloni gjithashtu

Shkolla “Kenan Halimi” shënon Ditën e saj dhe përvjetorin e rënies së dëshmorit Kenan Halimi me aktivitete përkujtimore dhe festive

Me një atmosferë festive dhe pjesëmarrje të gjerë të nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe mysafirëve, Shkolla …