Xhavit Haliti

Në Strasburg të Francës ka filluar takimi i dytë i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE – Kosovë

Në Strasburg të Francës po mbahet  i dytë i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE – Kosovë. Delegacioni i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Xhavit Haliti, kryetar i Komisionit për MSA, së bashku me delegacionin e Parlamentit Evropian, të kryesuar nga Tonino Picula, do të zhvillojnë punime gjatë dy ditëve në vijim. Të pranishëm do të jenë edhe përfaqësuesit nga Komisioni Evropian si dhe nga Qeveria e Kosovës, ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, dhe zëvendësministrja e Integrimit Evropian, Anila Statovci. Në ditën e parë të punimeve trajtohen tema të ndryshme si: gjendja e marrëdhënieve BE – Kosovë; sundimi i ligjit; mbrojtja e të drejtave të njeriut; marrëdhëniet fqinjësore dhe dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë. Punimet e këtij takimi do të përmbyllen të enjten me një konferencë për medie nga Picula dhe Xhavit Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti

Avdullah Hoti: Abdixhiku e ka mbyllur mandatin, dorëheqja nuk votohet, vetëm njoftohet

Ish-kryeministri dhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se dorëheqja e …