Në Tiranë mbërrijnë kryetarët e shteteve dhe delegacioneve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore

Nesër në Tiranë mbërrijnë kryetarët e shteteve dhe delegacioneve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore. Ky samit i nivelit të lart, është vlerësuar lart nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai ka shkruar se “Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare më 16 Qershor 2025, zhvillohet Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore #SEECP. Vendi ynë është i angazhuar plotësisht për të nxitur përparimin e vendeve të rajonit drejt integrimit në BE”. Tema e këtij samiti është “Nxitja e Stabilitetit dhe Prosperitetit përmes Bashkëpunimit Rajonal dhe Integrimit në BE”. Samiti do të hapet nga kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Kontrolloni gjithashtu

Zbulohen mbetje mortore në Brekoc të Gjakovës, dyshohet që i përkasin listës së personave të zhdukur

Sot, në fshatin Brekoc të Gjakovës, gjatë gërmimeve të kryera nga Komisioni Qeveritar për Persona …