Në trevjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti bën homazhe tek varri i të ndjerit

Në trevjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti bën homazhe tek varri i të ndjerit

Në trevjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, sot kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryesia e këtij subjekti politik, familjarë e miq të Deharit kanë bërë homazhe tek varri i të ndjerit prej ku u kërkua që autorët që i morën jetën aktivistit, të vihen para drejtësisë. Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se Astrit Dehari ishte aktivist i dalluar i cili ishte plotë vullnet e pozitivitet i vendosur në qëndrimin e tij dhe palëkundur në idealin që e kishte. Konjufca tha se sot Astrit Dehari po përkujtohet në dritën e një ekspertize të re nga Zvicra e cila tregoi se Astriti as nuk e humbi jetën aksidentalisht, as nuk u vetëvra, por prapa kësaj ngjarje fshihet një krim që dorasit e tij duhet të vihen para drejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Qeverisje e kundërligjshme: Ministrat e Kurtit ushtruan dyfish pushtet duke shkelur Kushtetutën

Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka publikuar një raport kritik mbi mandatin e Qeverisë Kurti …