Në veriun e vendit, Bajrami i Vogël u fal nën masa të forta të sigurisë nga Policia dhe KFOR-i

Në veriun e vendit, Bajrami i Vogël u fal nën masa të forta të sigurisë nga Policia dhe KFOR-i

Shumë shqiptarë dhe boshnjakë të besimit islam kanë marrë pjesë në faljen e namazit të Kurban Bajramit, në lagjen e Boshnjakëve, në veri të Mitrovicës, lagje shqiptare boshnjake, nga ku pas luftës serbët kanë përzënë dhunshëm mijëra familje shqiptare  e boshnjake. Edhe sot qytetarët kishin improvizuar faljen në ambient të hapur, për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve në faljen e namazit të Bajramit. Ligjëratën  tematike  me këtë rast e ka mbajtur imami, Cenë Bala, i cili përcolli mesazhin për paqe dhe dashuri ndaj njëri tjetrit. Gjatë gjithë kohës së ceremonisë së faljes në namazit të Bajramit, janë vërejtur forca të shtuara të Policisë së stacionin e veriut, i cili kontrollohet vetëm nga policët serbë dhe forcat paqeruajtëse të KFOR-it.

Kontrolloni gjithashtu

Alon Ben-Meir

Ben-Meir: Kosova të mos presë ndryshime nga lart – tani është momenti për të thelluar lidhjet me SHBA-në

Studiuesi dhe eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit, Alon Ben-Meir, ka bërë thirrje publike që Kosova të …