Kryeministri Kurti, ka pritur të takim Këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet

Në vigjilje të takimit, më 27 shkurt në Bruksel, kryeministri, Albin Kurti, zhvilloi një bisedë telefonike me z. Derek Chollet

Në vigjilje të takimit,  më 27 shkurt në Bruksel, kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një bisedë telefonike me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet. Në njoftimin e Zyrës së kryeministrit, thuhet se gjatë kësaj bisede, Albin Kurti konfirmoi qëndrimin e tij për propozimin evropian si bazë të mirë për bisedimet e mëtutjeshme drejt normalizimit të marrëdhënieve. Për marrëdhënie normale, evropiane e të fqinjësisë së mirë,  Kurti theksoi që përveç njohjes reciproke në qendër të marrëveshjes, duhet t’i konsiderojmë edhe të drejtat e pakicave kombëtare. Kryeministri, Albin Kurti  falënderoi diplomatin amerikan Derek  Chollet për mbështetjen gjatë procesit të dialogut dhe vëmendjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të arritur një marrëveshje në mes të Kosovës e Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …