Në Viti po mbahen garat komunale shkollore në Ping Pong

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e arsimit, Arta Ajeti kanë vizituar sot garat komunale shkollore për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në sportin e Ping-Pongut që po mbahen në Viti, konkretisht në objektin e Shkollës së Mesme Profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti. Bëhet me dije se kjo garë për dy gjinitë është organizuar nga Shoqata e Pedagogëve të Kulturës Fizike të komunës së Vitisë. Me këtë rast kryetari Haliti i urojë suksese pjesëmarrëseve. Kurse Milot Haziri nga kjo shoqatë, i ka njoftuar ata rreth kësaj gare dhe bëri me dije se ky organizim është bërë me mbështetjen e komunës së Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti takohet me shefin e misionit të OSBE-së, McGurk dhe me ambasadorë nga vendet e Beneluksit dhe ato nordike

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka marrë sot  pjesë në një takim  në …