Në Viti u mbajt takimi për promovimin e turizmit, përfshirë të shtegut të Nënë Terezës

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim koordinues përfaqësuesit e Organizatës “Swisscontact”, në kuadër të projektit FEGO, ku u prezantua projekti për zhvillimin e turizmit dhe promovimin e resurseve turistike të kësaj komune.

Në takim u prezantuan aktivitetet kryesore të projektit “Gjurmëve të Nënës Terezë”, i cili ka për synim rregullimin dhe shenjëzimin e shtegut kulturor. Projekti do të përfshijë vendosjen e shenjave rrugore orientuese për udhëtarët që vijnë nga drejtimi i Shkupit dhe Prishtinës, tabela interpretuese në lokalitete të ndryshme të trashëgimisë kulturore, si dhe përgatitjen e broshurave dhe hartave informuese për vizitorët.

Ky projekt financohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) dhe do të realizohet përmes një modeli bashkëfinancimi me Komunën e Vitisë.

Kryetari Haliti theksoi rëndësinë e bashkëpunimeve të tilla për zhvillimin e turizmit lokal, duke nënvizuar se shtegu “Gjurmëve të Nënës Terezë” do të shndërrohet në një atraksion kulturor e turistik për vizitorët vendas dhe të huaj.

Ai tha se komuna e Vitisë ka realizuar projekte të shumta në veçanti infrastrukturore që ndërlidhen me kyçjen në vende turistike duke potencuar se Vitia ka mundësi të mira në zhvillimin e turizmit.

Përndryshe në këtë takim morren pjesë edhe klerikë fetar si : Dom Lush Gjergji, Dom Fatmir Koliqi por edhe kryetari i fshatit Stubëll, Marjan Ramaj dhe të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

“Tirana” fituese e turneut jubilar “Ismet J. Ramadani” në Ferizaj

Ekipi i volejbollit “Tirana” nga Shqipëria ka triumfuar në turneun jubilar memorial “Ismet J. Ramadani”, …