Në Viti u punësuan edhe 8 mjekë të përgjithshëm

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), Dr. Vjollca Kadolli-Halili, priti në një takim zyrtar 5 mjekë të rinj vitias, të cilët sapo janë bërë pjesë e stafit mjekësor komunal. Ndërsa, ditëve në vazhdim do të bashkohen edhe 3 mjek të tjerë për nënshkrim të kontratës.

Gjatë këtij takimi, Kryetari Haliti nënshkroi kontratat e punës për mjekët e sapoardhur, duke u uruar atyre suksese në rrugëtimin e tyre profesional. Ai theksoi se ky angazhim është një investim direkt në mirëqenien dhe shëndetin e qytetarëve.

“Prania dhe angazhimi i këtyre tetë mjekëve të rinj në Viti do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë dhe vëllimit të shërbimeve shëndetësore. Qëllimi ynë është që asnjë qytetar të mos mbetet pa përkujdesjen e duhur mjekësore” u shpreh Kryetari Haliti.

Përndryshe bëhet me dije se të gjithë mjekët e diplomuar nga Komuna e Vitisë janë të punësuar brenda territorit të tyre, qoftë përmes institucioneve komunale apo kompanive të kontraktuara që ofrojnë shërbime shëndetësore në komunën e Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Bashkim Ramosaj priti në takim Shefin e Zyrës Rajonale të UNMIK-ut, z. Lino Sciarra

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një postimi në profilin …