Gjendja nën kontroll dhe rrugët të kalueshme pas reshjeve të shiut në komunën e Vitisë,

Pas reshjeve të pandërprera të shiut gjatë natës, gjendja në Komunën e Vitisë paraqitet stabile. Aktualisht, të gjitha rrugët janë të kalueshme, megjithatë kërkohet kujdes i shtuar nga pjesëmarrësit në komunikacion, pasi uji ka depërtuar në disa segmente rrugore, veçanërisht në fshatin Ramnishtë dhe në rrugën Skifteraj–Radivojc.

U.d. i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë, Naser Haziri, ka bërë të ditur se Njësia e Zjarrfikësve ndodhet në terren dhe, në bashkëpunim me stafin e kësaj drejtorie, po intervenon vazhdimisht për ta mbajtur situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përkeqësimin e gjendjes.

Sipas Hazirit, është intervenuar edhe në rrugën Viti–Letnicë, ku për shkak të reshjeve kishte ardhur deri te shembja e dheut. Pas ndërhyrjes së shpejtë, rruga për momentin është e qarkullueshme.

Nga autoritetet komunale u bëhet thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, veçanërisht në zonat ku ka prani të ujit në rrugë, ndërsa ekipet kompetente mbeten në gatishmëri për çdo nevojë eventuale.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbledh Këshillin e Drejtorëve, kërkon mobilizim të plotë pas paralajmërimeve për përkeqësim të motit

Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur mbledhja e …