Në Viti u shënua 26-vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës

Sot u bënë 26 vite nga themelimi i Policisë së Kosovës, institucion i ngritur më 6 shtator të vitit 1999 nga misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara, kur u hap edhe shkolla e parë e policisë dhe nisi trajnimi i kandidatëve për pjesëtarë të PK-së.

Me këtë rast, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, vizitoi stacionin policor në Viti, ku u mirëprit nga komandanti, kapiten Afrim Halili. Ai shprehu mirënjohje për angazhimin e policisë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, duke theksuar se Policia e Kosovës është një nga institucionet më të besueshme në vend dhe një shtyllë e fortë e funksionimit të shtetit. Për nderë të kësaj date të rëndësishme, vizitave të shumta që iu bënë stacionit policor nga qytetarët, iu bashkëngjiten edhe nxënës të shkollave të komunës së Vitisë, ku edhe mbajtën një takim të përbashkët me që rast kryetari Haliti edhe nderoi me mirënjohje komandantin e këtij stacioni kapiten Halilin.

Policia e Kosovës mbetet një nga institucionet më të besueshme të vendit, me misionin për të shërbyer dhe mbrojtur qytetarët, duke u përballur çdo ditë me sfida të reja në funksion të rendit dhe ligjit.

Kontrolloni gjithashtu

Përkujtohen dëshmorët Jeton e Naser Ramaj

Me rastin e përvjetorit të rënies së dëshmorëve Jeton e Naser Ramaj, institucionet komunale të …