Nebih Rexhepi

Nebih Rexhepi: A duhen vaksinuar politikanët në Shqipëri dhe në Kosovë?

Vaksinimi është përshkrim për të ndihmuar sistemin imunitar të zhvillojë mbrojtje nga një sëmundje. Po ashtu vaksina është një përgaditje biologjike që siguron imunitet të fituar aktiv ndaj një sëmundje të veçantë. Ajo ipet në raste të rralla, kur njeriu humbë imunitetin, e vetmja diagnozë është vaksinimi.

Në Shqipëri, kur ishte Kryetare e Kuvendit Jozefina Topalli, duhët pranuar nuk kishte aftësi organizative, sepse gjithnjë anonte nga pozita duke e nënçmuar opozitën, në një rast gati sa e pat grushtuar Ilir Meta. Në atë kohë i vetmi që i dilte në ballë asaj pozite, ishte, ish kryebashkiaku i Tiranës Edi Rama. Në një mbledhje të kuvendit Jozefina Topalli i’u drejtohet deputetëve socialist për Edi Ramën : “vaksinojeni”. Për fat të keq ajo aludonte këtë vaksinim, jo për qenje njerëzore. Mirëpo, Jozefina Topalli e kishte dërguar këtë vaksinë në drejtim të gabuar, sepse ajo si “doktoreshë” fillimisht është dashur t’i vaksinojë “pacientët” e vet. Mirëpo “pacientët” e vet, idhanë asaj kundër-vaksinë, dhe e larguan. Këta “pacient” të Jozefina Topallit, mund të krenohën, sepse: “operacioni pati sukses, vaksina e saj u largua”.

Në Shqipëri, kur pritej rënja e komunizmit, të gjithë prisnin një gjakderdhje të pashmangshme, por ndodhi e kundërta. Dihën ngjarjet e vitit 1997, për të kulmuar me vrasjen 4 protestuesve të pafajshëm. Prononcimi më i “mirë” për këtë rast tragjik ishte nga Monika Kryemadhi, e cila i quajti: “kokë palarë”. Po të ishte gjallë F. Noli di t’i drejtohej Shqipërisë me këto vargje:

Nëno moj, mbaj zi.

Për 4 vëllezër të vrarë.

Na i kanë vrarë,

E na i kanë sharë.

Na u kanë thënë: kokë palarë.

Politikanët në Shqipëri janë të stërlodhur me aktivitetetet e tyre, sepse janë të angazhuar me lobime nga Rusia, Greqia dhe Serbia në njërën anë, kurse në anën tjetër me pengesa nga BE-ja. Por dihët këtë nomenklaturë politike të Shqipërisë e cila mezi po qëndron në këmbë, me shqetësim po e përcjellë SHBA-ja, së cilës i ka rënë barra më e madhe me këta politikanë të sëmurë dhe të infektuar nga virusi i shteteve “mike” Serbi-Greqi-Rusi. Përfundimisht këta poltikanë e kanë humbur imunitetin tek populli, madje disa nga këta edhe e kanë larguar vet-vehten nga institucionet relevante shtetërore. I vetmi shërim për këta politikanë të sëmurë, dhe për t’ua këthyer imunitetin është Vaksinimi. Këtë vaksinë do duhej t’ua ipte Vettingu, e që nuk do duhej të ishte më pak se një Dekadë.

Edhe në Kosovë, situata politike nuk është hiq më e mirë, ka një kohë të gjatë që mbretëron një ngërç politik, totalisht i pa justifikueshëm. Që nga pas lufta, fillon një luftë e ashpër politike, kryesiaht mes LDK-ës dhe PDK-ës, ato shkonin aq larg sa që njëra tjetrën nuk e konsideronin si kundërshtar poltik por diçka shumë më keq se kaç.

 LDK pas vdekjes së Ibrahim Rugovës, fillon të katandiset si mos më keç. Të dobësuar politikisht, ky subjekt politik e kishte të vështirë ta gjente liderin pasues. Sepse mbretëronte një ego për pushtet, shkuan aq larg për të keq sa që u deshtën të përdorën karriget, grushtat, fyerjet, e çka jo tjetër. Me ç’rast kjo parti merr tatëpjetën e pandalëshme  ,ku rezultoi me ndarje, grupacione, fraksione etj. Për të vazhduar edhe sot e kësaj dite, ku sot kemi këto grupacine: Lutfi Haziri nga Gjilani, i cili pësoj fiasko politik në këto zgjedhje. Agim Veliu në Llap, dikur i fitonte pa problem çdo zgjedhjet, sot mezi po mbahet me paterica të plasaritura. Në Prishtinë LDK e ka të vetmin bastion Kodrën e Trimave, me përfaqësusin e tyre Ismet Beqirin poltikisht i demoduar, LDK-ja këtë periferi të Prishtinës e quan Vranjevc, sepse janë nostalgjik të së kaluarës. Në Burim (Istog) Haki Rugova, i cili në mënyrë kontraverze e fiton garën për kryebashkiak, ky kryetar me të marrë postin i jep tender vëllaut të tij. Pastaj Vjosa Osmani, një intelektuale shëlqyer, por totalisht e pa eksperiencë në poltikë. Krejt, këtë grupacion po mundohët disi ta “ekuilibroi” ish përqarësi i LDK-ës tani lideri i saj Isa Mustafa. Por sa do t’ia arrijë Isa Mustafa ta mbajë këtë “ekuilibër” vështirë mund të thuhët.

“Kur dy veta grindën, fiton i treti”. Deri sa grindeshin LDK dhe LDD, këtë më së miri e shfrytëzon PDK si krah i luftës. Më në fund PDK, e merr qeverisjen e vendit. Të gjithë prisnin një ndryshim pozitiv, por ndodhi e kundërta. PDK kishte një shansë të mirë ti tregojë vlerat e saja, por në vend tësajë ajo bëri një hap prapa. Në vend të zhvillimit ekonomik ajo bëri zhvillimin më të lartë të korrupsionit në Evropë, për pasojë Kosova tani është shteti më i pa zhvilluar në Evropë. Fillon një keq-qeverisje marramendëse. Ishte, ky një “shok” politik, që askush nuk e kishte pritur. Për dallim nga përqarjet  në LDK të cilat shiheshin nga havaja, në PDK kishim një kamuflim profesionist të fraksioneve të brendëshme, e që rezultoi me ndarje të PDK-ës.

Edhe AAK, brenda mundësive të veta nuk qëndronte largë, me kësi marifetllëqe politike. Në legjislaturën e kaluar Ramush Haradinaj zgjodhët për kryeministër, i kishte të gjitha durte lira që të bëjë një qeverisje të mirë. Të gjithë e prisnin këtë, sepse për herë të prë vinte një kryeministër jashtë LDK-PDK. Por Ramush Haradinaj, bënte gabim pas gabimi. Fillimisht ia ngriti pagat kabinetit të vet qeveritar, punësoj familjar, akraballëk, militant, etj. Gjë që u shkaktua një huti politike.

Sa herë që LDK dhe PDK bëheshin bashkë Kosovës i sillnin të këqija, që kurdoherë Historia ka për ti gjykuar. E pa mundur është të përmenden të gjitha. Kësaj radhe duhët kujtuar dy veprimet më të shëmtuara që kanë mundur ti bëjnë, ato janë: demarkacioni me Malin e Zi, ku i japin mbi 8 mijë hektarë territor, dhe edyta krijimi i gjykatës speciale.

Për të gjitha këto të bëme, shumica e këtyre poltikanëve e kanë humbur çdo lloj imuniteti, i vetmi shërim i tyre është Vaksinimi. Pas vaksinimit këta duhët dërguar në një “Sanatorium” për “mjekim” afat-gjatë. Sanatoriumi është një strukturë mjekësore për sëmundje afatgjate. Ky “Sanatorium” në Kosovë gjendet në fshatin Dyz, është mjaftë i sigurtë dhe shërben për qëndrim afat-gjatë.

I vetmi politikan qeveritar, që nuk meriton të vaksinohët është Albin Kurti. Ai para zgjedhjeve e kishte lutur LDK-ën për një koalicion para zgjedhor, mirëpo pensionistët e LDK-ës me krye-pensionistin Isa Musatafa e refuzojnë këtë ofertë, sepse egoja për të qenë në kry të politkës e Isa Mustafës i ka rrënjët e thella që nga ish Jugosllavija. Por Albin Kurti që ka Largëpamësi përtej 7 kodrave, e vërejti se ska asgjë nga LDK-ja e Isa Mustafës, spse po ta priste edhe më tutje do të ikte treni. Mirëpo Albin Kurti hynë i vetmuar në këtë tren politik, por ai nuk u nisë i vetmuar sepse pas tij u vërsulën: Rinija, Intelektualët dhe Mërgata. Gjersa trenat e tjerë të LDK, PDK, dhe AAK ndaleshin vend e pa vend për të marrur sa më shumë intelektual, por nuk i gjenin dot sepse ata veq kishin mbërrijtur në destinacionin e fundit me VV-ën, si të parët.

Albin Kurti shpeshherë më gjason, si njëri ndër filozofët më të famshëm antik Diogjeni.  Diogjeni jetoi në Athinë, ka qenë një filozofë tejet specifik, sepse në pikë-të-ditës ndezte llampën dhe kërkonte rrugëve të Athinës njerëz të drejtë dhe të sinqertë, e që nuk i gjente dot. Aleksandri i Madh i kishte thirrur  të gjithë parinë e asaj kohe në oborrin e vet, i vetmi Diogjeni nuk shkon. Aleksandri i Madh i zemëruar shkon te Diogjeni dhe i thotë: “do ti plotësoj të gjitha dëshirat”. Diogjeni ia ktheu: ” largomu nga Dielli, se nga hija, jam hutuar nga Dielli”. Albin Kurti, në pa mundësi për të gjetur politikanë të sinqertë, i drejtohët pensionistit të LDK-ës Isa Mustafa. Albin Kurti vërtet e gjeti Dritën në fund të tunelit të gjatë 20 vite, dhe të pa përfunduar. Tashi del sfida se a do të mundet Albin Kurti me pensionistin e LDK-ës Isa Mustafa, ta hapin këtë tunel politik të pa përfunduar. Për momentin, po shtrohën shumë dilema se a është dashur Albin Kurti të bëjë koalicion me LDK-ën, përgjigjëja është Jo, a ka mundur të gjej ndonjë koalicion tjetër, prap përgjegjëja është Jo.

Por shpresojmë që Albin Kurti përfundimishtë do ta nxjerrë Kosovën në Dritë të Vërtetë, sepse Erdhi Dita.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …