Nëndega e Partisë Demokratike të Kosovës, në Rugovë, përmes një letre i ka kërkuar kryetarit të kësaj partie, Kadri Veseli, që deputetët e PDK-së të mos e votojnë ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, pasi Komisioni për demarkacionin e kufirit nuk ka qenë transparent me banorët lokalë. Asnjëherë nuk ka prezantuar vendimet e demarkacionit të kufirit në të kaluarën, aprovuar nga institucionet e atëhershme relevante. Po ashtu duke u bazuar në dy vendimet e asamblesë së Komunës së Pejës lidhur me kundërshtimet e punës së këtij Komisioni dhe duke marrë parasysh perspektivën e kësaj çështje më të rëndësishme që ka shkaktuar politizimin në mes të banorëve dhe të pushtetit aktual, kërkojmë nga kryetari i degës dhe Kryesia, e strukturat partiake në qendër, të përkrahin idenë tonë që të kërkohet nga deputetët që të mos e votojnë aprovimin e punës për demarkacion”, thuhet në letrën e nënshkruar nga shtatë anëtarë të nëndegës së Rugovës.
