Komuna e Skenderajt pati kënaqësinë të mirëpresë një delegacion nga Suedia në krye më udhëheqësen znj.Hamdi Sharmarke, i përbërë nga përfaqësues të institucioneve arkivore sudeze dhe komunës së vushtrrisë në krye më drejtoreshën e administratës znj. Hyrije Uka Hoxha, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e menaxhimit dhe ruajtjes së dokumentacionit arkivor.
Gjatë kësaj vizite, delegacioni suedez u prit nga Nënkryetari i Komunës Fadil Nura, Udhëheqësi i Arkivës Komunale Hamit Geci dhe zyrtarë
tjerë komunalë, ku u zhvilluan takime të frytshme mbi shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në administrimin e arkivave.
Diskutimet u përqendruan në digjitalizimin e dokumenteve, ruajtjen afatgjatë të materialeve arkivore, si dhe në rritjen e transparencës dhe qasjes së publikut në dokumentacionin zyrtar.
Përfaqësuesit suedezë prezantuan modele të avancuara të organizimit arkivor, duke theksuar rëndësinë e teknologjisë në modernizimin e shërbimeve arkivore. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Komunës së Skenderajt ndanë përvojat dhe sfidat me të cilat përballen në këtë fushë,
duke shprehur gatishmërinë për të përfituar nga praktikat ndërkombëtare.
Në përfundim të vizitës, të dyja palët shprehën interesin për thellimin e bashkëpunimit përmes projekteve të përbashkëta, trajnimeve profesionale dhe shkëmbimeve të vazhdueshme të ekspertizës. Kjo vizitë konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të menaxhimit të arkivave dhe forcimit të lidhjeve ndërinstitucionale ndërmjet dy vendeve.
Komuna e Skenderajt mbetet e përkushtuar në avancimin e standardeve të arkivimit dhe në ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme ndërkombëtare.