KQZ refuzon 28% të aplikimeve për votim nga jashtë Kosovës

Afati mbyllet sonte, 20 parti kanë konfirmuar garën zgjedhore – LVV dhe PDK ende pa njoftim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se sonte në mesnatë përfundon afati zyrtar për partitë politike që të njoftojnë pjesëmarrjen ose mospjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme, si dhe deklarimin e koalicioneve parazgjedhore. Sipas zëdhënësit të Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Valmir Elezi, deri në mesditën e së enjtes, 20 parti politike kanë konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhje, pesë kanë njoftuar mospjesëmarrjen, ndërsa është regjistruar edhe një koalicion i përbërë nga dy parti politike. “Sot, më 7 maj, në orën 24:00, përfundon afati për partitë politike të regjistruara në Kosovë për ta njoftuar KQZ-në për pjesëmarrje ose mospjesëmarrje në zgjedhje dhe formim të koalicioneve”, deklaroi Elezi. Ai sqaroi se ky obligim vlen për të gjitha 53 partitë politike të regjistruara aktualisht në Republikën e Kosovës. Afati i fundit pritet të sjellë zhvillime të rëndësishme politike, sidomos sa i përket koalicioneve të mundshme dhe pozicionimit të partive kryesore në prag të fushatës zgjedhore.

Kontrolloni gjithashtu

Në Viti përurohen dy libra të Ali Tahirit, një ngjarje letrare kushtuar kujtesës, jetës dhe historisë

Në Viti u zhvillua një veprimtari e veçantë kulturore dhe letrare, në kuadër të së …