Faruk Beqa: Ahmet Qeriqi ishte ideologu i çështjes kombëtare dhe një zë i fuqishëm në mbrojtje të lirisë dhe të drejtave të popullit shqiptar

Faruk Beqa: Ahmet Qeriqi ishte ideologu i çështjes kombëtare dhe një zë i fuqishëm në mbrojtje të lirisë dhe të drejtave të popullit shqiptar

Nga Komuna e Shtimes, nënkryetari Faruk Beqa, në fjalën e tij përkujtimore, vlerësoi lart figurën dhe veprën e Profesor Qeriqit, duke theksuar se ai, si drejtor i Radios Kosova e Lirë, ishte ideologu i çështjes kombëtare dhe një zë i fuqishëm në mbrojtje të lirisë dhe të drejtave të popullit shqiptar. Në fjalën e tij, nënkryetari Beqa e cilësoi Profesor Qeriqin si një shkrimtar të përmasave kombëtare, i cili me veprat dhe mendimin e tij të thellë ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në pasurimin e kulturës dhe historisë shqiptare. Ai theksoi se Profesor Qeriqi ishte dhe do të mbetet një figurë e pashlyeshme e kombit, e cila do të kujtohet me respekt dhe nderim në brezat që do të vijnë. Duke rikujtuar angazhimin dhe sakrificën e tij të palodhur në shërbim të çështjes kombëtare, Faruk Beqa nënvizoi se trashëgimia e Profesor Qeriqit do të vazhdojë të jetë një udhërrëfyes për të gjithë ata që mbrojnë idealet e lirisë dhe pavarësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për buxhetin e vitit 2025, me shumicë votash

I propozuari nga koalicioni VV&Alternativa dhe “Lista Guxo” Hekuran Murati, sërish nuk mori votat e mjaftueshme

I propozuari nga koalicioni “Vetëvendosje”, :Alternativa” dhe “Lista Guxo”, Hekuran Murati, sërish nuk mori votat …