Nënkryetari Fatmir Iska me përfaqësues të OVL-UÇK-së, kanë bërë homazhe në Ditën e dëshmorëve të komunës së Rahovecit

Nënkryetari i Komunës së Rahovecit, z. Fatmir Iska, bashkë me përfaqësues të OVL-UÇK-së, Dega në Rahovec, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë, kanë bërë homazhe në nderim   të 26-vjetorit të rënies heroike të Bedrush Gashit nga Drenoci, dëshmorin Milaim Krasniqi nga Pastaseli dhe Elmi Morinën nga Vrajaka, në 27-vjetorin e rënies.

Më pas nënkryetari Iska me bashkëpuntorë bënë homazhe edhe në Ratkoc dhe Krushë të Madhe, në nderim të të gjithë atyre që ranë për lirinë e vendit.

Nderim e respekt për dëshmorët e Komunës së Rahovecit, përkulje para madhështisë së dëshmorëve të kombit!

Kontrolloni gjithashtu

Të premtën me 24 tetor në Deçan mbahet Festivali i Gështenjës

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …